Në Kryeministri, sot pasdite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti familjarët e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur shqiptar nga Durrësi, Moikom Zeqo.
Me bashkëshorten Lida Miraj dhe djalin Epidamn Zeqo, evokuan kujtime për të ndjerin z. Zeqo, që iu dha lamtumira e fundit në qershor të vitit 2020.
Znj. Miraj dhe Epidamni, që të dy autorë edhe vet, i dhuruan kryeministrit librat autorial të tyre bashkë me një libër të Moikom Zeqo, të cilët kryeministri Kurti i pranoi me kënaqësi.
Shkrimtari Moikom Zeqo, përveçse autor i suksesshëm, ishte edhe ministër i Kulturës, deputet i Kuvendit dhe Drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Tiranë. Vitin tjetër ai do të festonte 75-vjetorin e lindjes.
Kryeministri Kurti falënderoi familjarët për vizitën dhe tha se kujtimi për Moikomin do të jetojë gjithmonë përmes librave, veprave, fjalëve dhe këshillave të tij./Arbresh.info/

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández