I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kuadër të aktvitetev për zgjedhjet e 11 qershorit ka vizituar disa familje të komunitetit rom në fshatin Gadime të Lipjanit.
Kurti ka thënë se deri më sot pushtetarët kanë trajtuar një minoritet disa herë më mirë se shumica , e minoritet tjera i kanë trajtuar disa herë më keq se shumica.
Ai ka thënë se Vetëvendosjes ka programin më progresiv për minoritetet, ku parasheh trajtimin sipas gjithë konventave evropiane.
Postimi i plotë i Kurtit:
Pushtetarët deri më sot janë mburrur me fjalë të zbrazëta si “multikulturalizmi, megjithatë romët mbeten ndër komunitetet më të varfra e për pasojë më të diskriminuara në Kosovë.
Multikulturalizmi i ish-pushtetarëve nënkupton që një minoritet të trajtohet disa herë më mirë se shumica, e minoritetet e tjera të trajtohen disa herë më keq se shumica. Pra ai lloj multikulturalizmi është veçse maskë për racizmin e tyre të pandërprerë.
VETËVENDOSJE! ka programin më progresiv për minoritetet, ku parasheh trajtimin sipas gjithë konventave evropiane.
Minoritetet duhen trajtuar njësoj si shumica, e iu duhen krijuar të njëjtat kushte sikur shumicës. Për këtë arsye, ne planifikojmë vëmendje të shtuar në arsimimin, punësimin dhe investimet infrastrukturore në vendbanimet e romëve, ashkalinjve, egjiptasve e komuniteteve të ngjashme që deri më tash faktikisht janë përjashtuar prej pjesëmarrjes në politikat zhvillimore të shtetit.
Bashkë do t’i përkrahim e do t’i integrojmë dhe komunitetet, me respekt të madh për kulturën e secilit.
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës