Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Bashkë me të do të shkojnë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë pritet të nisë në orën 09:00./arbresh.info/
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...