Pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti ka thënë para gazetarëve tha se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe beson në pafajësinë e saj, por që sipas tij, ajo që po shohim sot është pasojë e gabimeve të vjetra.
Sipas tij, aktakuzat e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kjo që shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme.
“Ajo çfarë po shohim sot është pasojë e re e gabimeve të moçme. E di qe UÇK është luftë e drejtë, kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe veteranët e invalidët e luftëtarët janë më të drejtën e tyre e tonë.”
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit e krime lufte, duke përmendur edhe vrasjen e rreth 10 personave./TS/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...