Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të Listës Serbe, Igor Simic se qeveria e Kosovës nuk është kundër serbëve të Kosovës, pasi ai tha se Qeveria është kundër serbëve, transmeton arbresh.info.
“ Dua ti bëjë dy tri sqarime e para është se Qeveria jonë nuk është anti-serbe, ne kemi një ministër nga komuniteti serb madje është i listës Serbe, madje është kryetarë i Listës Serbe edhe është ministër i imi pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltarë, në anën tjetër luftimi i krimit dhe i korrupsionit nuk njhe etni dhe policët kur e luftojmë krimin në Kosovë nuk zbatojnë urdhra të Qeverisë por të Prokurorisë ata janë institucion organ i shtetit i cili vepron në përputhje me ligjin dhe në zbatim të ligjit prandaj luftimi i krimit dhe i korrupsionit që bëhet në Kosovë nuk bëhet duke pasur parasysh përkatësinë kombëtare të atyre që janë të dyshuar si të korruptuar apo kriminel”, tha Kurti./arbresh.info/
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë