Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e 7 shtatorit të vitit 1990 ku delegatët e Kuvendit të Kaçanikut themeluan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se kujtojnë me krenari e respekt të gjithë ata që morën pjesë në hartimin e kësaj Kushtetute e cila vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Duke u nisur nga përcaktimi se vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror, vullnet të cilin ai e ka shprehur në mënyrë plebishitare për vetëpërcaktimin e subjektivitetit të tij politik-juridik;
Duke garantuar të drejta të plota të njeriut dhe të qytetarit për të gjithë qytetarët, Kombi Shqiptar i Republikës së Kosovës në pajtim të plotë me parimet e demokracisë dhe të barazisë dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje dhe duke u bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, Kuvendi i Kosovës nxjerr Kushtetutën”.
Mbi këto parime fisnike të përmendura në preambulë, akademikët më të shquar të fushës së ligjit e të së drejtës, hartuan Kushtetutën e Kaçanikut.
Në kushte pushtimi e okupimi, më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut me krenari e respekt kujtojmë dijetarët-përfaqësues dhe deputetët-aktivistë, të cilët me vizionin dhe guximin e pashembullt vunë themelet e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...