Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në këtë ditë, 25 vjet më parë forcat serbe kanë vrarë 25 shqiptarë në Kotlinë të Kaçanikut të Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se forcat serbe i kanë hedhur trupat e tyre në puse dhe më vonë duke përdorur eksploziv për të shembur muret e pusit, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, muaj më vonë, një ekip ndërkombëtar mjeko-ligjor identifikoi mbetjet e shpërndara.
“Në këtë ditë të vitit ’99, me fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s, forcat serbe vranë 25 shqiptarë në Kotlinë të Kaçanikut të Kosovës, duke i hedhur trupat e tyre në puse dhe më vonë duke përdorur eksploziv për të shembur muret e pusit. Muaj më vonë një ekip ndërkombëtar mjeko-ligjor identifikoi mbetjet e shpërndara.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
On this day in ’99, as NATO airstrikes began, Serbian forces killed 25 Albanians in Kotlina of Kaçanik, Kosova, dumping their bodies in wells and later using explosives to collapse the well walls. Months later an international forensic team identified the scattered remains.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 24, 2024
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...