Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Përkujtimeve për ushtarët e rënë amerikanë, ka kujtuar rolin e rëndësishëm të SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë në vitin 1999.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka përmendur edhe rolin e Ushtrisë së SHBA-së si garantuese e paqes në Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë Ditë të Përkujtimeve, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetët e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne po ashtu nderojmë rolin e pazëvendësueshëm të ushtrisë së SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantuese e paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
On this #MemorialDay, we join the U.S. in remembering ?? soldiers who gave their lives in defense of freedom, equality & democracy. We also honor the U.S. military’s indispensable role in stopping genocide in 1999—and its continuing role as a guarantor of peace in our region.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 27, 2024
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci