Kurti kujton ikonën e rok muzikës, Haki Misini

17:58 | 9 Qershor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ikonën e rok muzikës, Haki Misini.

Kurti ka thënë se dy anëtarë të grupit MAK, vokalisti Haki Misini dhe bateristi Mehmet Tupella janë vrarë në luftën e fundit në Kosovë në Mitrovicë.

Ai ka shkruar edhe për historinë e këtij grupi.

Postimi i plotë:

Dy anëtarë të grupit MAK, vokalisti Haki Misini dhe bateristi Mehmet Tupella janë vrarë gjatë luftës së fundit 1998-1999 në qytetin e Mitrovicës, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Trupi i këngëtarit Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005, ndërsa Mehmet Tupella ende rezulton i zhdukur. Trishtimin që përjetoi familja, e shpjegon në një dokumentar edhe Urimi, djali i Haki Misinit.
Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijmtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë me merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vendin tonë.
Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga artistë të ndryshëm, si “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Tri gota”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, dhe shumë këngë të tjera.

Lajmet më të lexuara