Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët me homologun e tij irlandez, Leo Varadkar.
Kurti në fjalën e tij tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit tha se në një kohë kur demokracia kërcënohet kaq fuqishëm, Irlanda është një model e shembull që luftojnë për të’i mbrojtur ato ideale.
“Andaj mes pasigurive globale, kërcënimeve për kontinentin evropian, Irlanda qëndron si një testament i forcës së unitetit, aleancës dhe angazhimit të qëndrueshëm për përparim”, ka thënë mes të kryeministri Kurti.
Sipas tij, arritjet e Irlandës në zhvillimin ekonomik dhe progresin social i atribuohen kryeministrit të këtij shteti.
Kurti u shpreh se Iranda është frymëzuese për Kosovën për shkak të ngjashmërive të cilat i ndajmë.
“Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësi dhe mikëpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar. Për sa i përket aleancave ndërkomëbtare, të dyja shtetet gëzojnë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që të dy vendet tona janë të fokusuara kah rritja thelbësore dhe progresi social.”, tha ai./Arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...