Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se në 21 komuna, sipas rezultateve preliminare, Kosova është udhëhequr nga partia e tij pa përfshirë votat me kusht dhe ato të mërgatës.
Në një deklaratë në rrjetin social Facebook, Kurti u shpreh: “Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.”
Kryeministri shtoi se qytetarët i dhanë besimin e duhur për një mandat të ri qeverisës. “Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet,” theksoi ai.
Kurti, gjithashtu, bëri të ditur se do të kujdesen për ruajtjen e secilës votë që qytetarët e Kosovës kanë besuar. “Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar,” përfundoi ai.
Kjo fjalë e kryeministrit vjen në një moment të rëndësishëm, kur Kosova është në pritje të certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe proceset e mëtejshme qeverisëse./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...