Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë Kosovës duke i dhuruar 35 mijë vaksina.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.
“Faleminderit @SecBlinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën./arbresh.info/
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00