Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit tripalësh me BE-në dhe Vuçiq.
Kurti tha se pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.
“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e Bashkimit Evropian”, tha Kurti.
Kurti tha se presidenti serb sikur në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, edhe në Ohër refuzoi që ta nënshkruajë marrëveshjen.
“Kemi arritur pajtim publik për një ankes që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes. I takon BE-së të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.
Sa për aneksin, ai tha se do të publikohet në webfaqen e BE-së dhe “aty do ta lexoni e kuptoni se çka ka e çka s’ka”. /arbresh.info/
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok