Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media para fillimit të Samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka folur për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kurti, siç përcjell Euronews.sr, u ka thënë gazetarëve se në margjinat e Samitit të sotëm në Brdo, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse në takim do të jenë të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Takimi i sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq vjen pas tensionimit të fundit të situatës në veri të Kosovës.
“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, ka deklaruar presidenti serb të martën, kur ka folur për takimin e sotëm.
Kurti ka thënë se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.
“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërim.
Ai foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...