Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, si dhe me kolegë të tjerë nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, nderuan me homazhe Xhevdet Lecin, në 26-vjetorin e rënies heroike të tij.
Në këtë përvjetor, Kurti vlerësoi figurën dhe kontributin e Xhevdet Lecit, veçanërisht gjatë viteve ’99, kur punoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
“Xhevdet Leci gjatë viteve të ’90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë, e cila fillimisht ishte paqësore e paarmatosur, e më pastaj edhe kryengritje e armatosur çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja”, tha Kurti.
Ai theksoi se nëpërmjet figurave më të ndritshme të historisë sonë, siç është Xhevdet Leci, të cilët janë shëmbëlltyra dhe modeli më i mirë, të rinjtë duhet të mësojnë dhe të ndjekin rrugën e tyre, në mënyrë që historia të bëhet pjesë e vetëdijes sonë kolektive.
Xhevdet Leci, veprimtar i çështjes kombëtare, ra heroikisht më 18 maj 1999 në mbrojtjen e popullatës së zhvendosur në Barilevë, duke u përballur me policinë serbe./Arbresh.info

Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...