Pas homazheve në Prishtinë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës gjithashtu bëri homazhe në Ribar të Vogël, në Komunën e Lipjanit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së martirëve dhe dëshmorëve të fshatrave Ribar i Vogël dhe Blinajë.
Ai theksoi se 25 shqiptarët e vrarë, të cilët kishin kërkuar strehim në këtë fshat, u bënë dëshmi e sakrificës së popullit për liri.
“Më 18 prill 1999, forcat serbe në mënyrë barbare vranë 25 shqiptarë, nga të cilët 19 nga fshati Ribar i Vogël dhe 6 nga fshati Blinajë, të cilët ishin të strehuar në Ribar të Vogël. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të luftës!”, tha ai./Arbresh.info


Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...