Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka bërë homazhe te varri i tij dhe ka vizituar familjen e të ndjerit.
Kurti tha se Vetëvendosje e ka në zemër Deharin, ashtu siç ai e kishte lëvizjen Vetëvendosje.
“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentit, patriotin shembullor, Astrit Dehari.
Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër ashtu si ai e kishte Vetëvendosjen në zemër. Astriti e Arbnori janë varrosur të dy pranë njëri-tjetrit dhe në këtë 6-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit vizituam familjen, tetën Xhemile, axhën Avni, Arsën e vogël”, ka thënë Kurti.
Kryeministri tha se vendosën lule te varri i Deharit në kujtim dhe nderim të kontributit dhe sakrificës së tij, “njeriut të lëvizjes sonë që ka punuar aq shumë që ne të jemi këtu ku jemi sot”.
“Astrit Dehari është aktivisti i lëvizjes që nuk shuhet kurrë dhe na bën t’ia përkujtojmë vetës rrugën që e kemi bërë deri këtu, dhe rrugën që duhet të bëjmë”, ka shtuar ai /arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK