Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në fshatin Gllogovicë të Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit afër shtëpisë ku ai banonte, janë gjetur dhe sekuestruar 31 bimë të kultivuara kanabis-sativa.
Sipas policisë bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së
Fsh. Gllogovicë, Prishtinë (NN) 14.09.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit afër shtëpisë ku banon, i janë gjetur dhe sekuestruar 31 bimë të kultivuara kanabis-sativa me gjatësi 2.40 m. Bimët janë shkatërruar në vendi e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Kramer largohet nga Prishtina, prezantohet në një skuadër ng...
Katërvjetori i luftës në Ukrainë, Spiropali: Shqipëria mbësh...
Ursula von der Leyen në Kiev për herë të 10-të që nga fillim...
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...