Nuk ka dokument të Bashkimit Europian që insiston se Serbia duhet ta njohë Kosovën, ka deklaruar kryesuesi i delegacionit BE – Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Europian Eduard Kukan, transmeton Koha.net.
“Dialogu i Beogradit me Prishtinën për ne është shumë i rëndësishëm. Në Parlamentin Europian këtë dialog e kemi kuptuar shumë seriozisht. Çdo gjë varet nga ajo se si marrëveshjet e arritura të bëhen realitetet”, citon tvn1 të ketë thënë Kukan.
Me vlerësimin se dialogu aktualisht “nuk është shumë i gjallë”, Kukan ka konstatuar se ka presione të drejtpërdrejta e të tërthorta që bisedimet e Beogradit e të Prishtinës të vazhdojnë.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini nuk është e pranishme në medie, por ajo pandërprerë punon për vazhdimin e dialogut për të ardhur te rezultati pozitiv për të dy palët. Nëse insistoni vetëm për interesat kombëtarë, nuk do të arrini asgjë. Është i domosdoshëm kompromisi. Askush nuk është i lumtur me kompromisin, por kompromisi është zgjidhja e vetme”, ka deklaruar Kukan.
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...