Kosovarët nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen as vitin e ardhshëm nëse institucionet e Kosovës nuk arrijnë t’i përmbushin kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian për Liberalizim Vizash. E me qëndrimet e ngurta të të dy palëve, koalicionit dhe opozitës, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi shihet se liberalizimi i vizave është proces pa fund. Fajin për këtë zvarritje palët ia hedhin njëri-tjetrit.
Kështu të paktën mendojnë njohës të çështjeve politike dhe deputetë të opozitës. Ndërsa ata të koalicionit fajësojnë opozitën për këtë dështim, ndërsa shprehen optimistë se Marrëveshja për Demarkacionin, e nënshkruar më 26 gusht 2015, do të ratifikohet në Kuvend. Madje, për këtë çështje kryeministri Isa Mustafa ka takuar në fundjavë kryeministri malazez për të gjetur një zgjidhje për kufirin.
Kryeministri Mustafa para disa ditësh ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ratifikimi i marrëveshjes.
“Unë nuk kam hequr dorë. Po bëj përpjekje dhe kërkoj që të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për demarkacionin sepse është humbje shumë e madhe për Kosovën”, ka deklaruar Mustafa, sipas të cilit, Marrëveshja për Demarkacionin do të kthehet në Kuvend në muajin dhjetor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende…..
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...