70 përqind e të rinjve në Kosovë mendojnë se punët nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.
Kjo në bazë të sondazhit të fundit të bërë nga KDI. Ismet Kryeziu – drejtor i këtij instituti thotë se në anketë janë përfshirë të rinjtë mes moshës 17-21 vjet, njofton Klan Kosova.
“Viti i ardhshëm është vit zgjedhor dhe ne po punojmë për edukimin e të rinjve në politikë, në kuadër të kësaj kemi bërë një anketë 17-21 mosha, targeti ka qenë drejt votuesve që votojnë për herë të parë, 17 vjeçarët votojnë vitin e ardhshëm që është vit zgjedhor”, ka thënë Kryeziu.
ai thotë se mbikëqyrjen e sondazhit e kanë bërë ekspertët e kontraktuar nga KDI.
‘Një pjesë e hulumtimit është bërë me vizita të drejtpërdrejta, disa me fokus grupe me të rinjtë e Kosovës”.
“Ka disa shqetësime, është një konfirmim, 70 % e të rinjve mendojnë se çështjet në Kosovë nuk janë duke shkuar mirë, ky është një trend është jo vetëm me të rinjtë”, pohon Kryeziu.
Mirëpo ka edhe elemente të tjera, si papunësia, liberalizimi i vizave ka qenë një nga problemet që është renditur si i pesti nga të rinjtë.
“Shqetësime janë: papunësia, shëndetësia, liberalizimi i vizave, kultura, demarkacioni, mungesa e investimeve të huaja, transformimi i FSK-së Demarkacioni dhe Asociacioni janë në fund të shqetësimeve të rinjve, apo edhe liberalizimi”.
“Të rinjtë merren me zhvillimin ekonomik, papunësinë, korrupsionin e të tjera por jo edhe me çështje kryesore politike në Kosovë”, pohon Kryeziu.
“Punësimi, nepotizmi, kemi parë edhe PISA-n, është gjendje faktike që mendoj se të rinjtë janë duke e përjetuar. Kjo është gjendja faktike dhe kjo nuk është rezultat i propagandës”, ka thënë Kryeziu.
Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Ass...
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...