Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Uran Ismaili dhe Sekretari Elektoral, Betim Gjoshi, ka vizituar strukturat e partisë në Shtime dhe Lipjan.
Gjatë kësaj vizite ai ka përgëzuar punën e madhe që po bëjnë këto dy degë në zhvillimin e reformave përbrenda tyre. Kryetari Veseli theksoi edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme për mobilizim të strukturave të PDK-së në të mirë të qytetarëve, karshi sfidave nëpër të cilat po kalon vendi.
Kryetarët e Degëve të Shtimes dhe Lipjanit, Rrahman Jakupi dhe Hyzer Rizani duke falënderuar kryetarin Veseli dhe Kryesinë Qëndrore për mbështetjen, kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre të madh për realizimin e politikave partiake me interes qytetarin dhe shtetin./arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...