Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim lamtumirës ka mirëpritur Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.
Në njoftimin e LDK-së, thuhet se kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.
Ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...