Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka dënuar sulmin me granatë kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior.
Ai theksoi se ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët.
“Kryetari i Komunës së Zveçanit z.Ilir Peci ka denuar sulmin me granatë që u bë sot kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior. Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima njerëzore. Kryetari Peci e ka cilësuar këtë akt si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar teroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”. “Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...