Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Halil Kastratin ka vizituar mbrëmë nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej në Prizren.
Ajo kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.
Haskuka bëri të ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me Halil Kastratin e shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, mbrëmë vizituam Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku takuam nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej këtu në Prizren, pasi kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.
Sikurse nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stafi mjekësor i spitalit po përkujdeset në vazhdimësi për shëndetin e tyre”, ka shkruar ai.


E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit