Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka fajësuar të gjitha qeveritë për keqmenaxhim me pandeminë.
Ai ka thënë se pavarësisht se si profesionistë shëndetësorë janë në pozitë më të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë, klasa politike nuk ka arritur asnjëherë të menaxhojë mirë këtë situatë.
“Si profesionistë shëndetësorë tani jemi në pozitë më të mirë për menaxhimin e pandemisë. Nga ana menaxheriale nga ana e politikës është i njëjti kaos që nga fillimi i pandemisë, të njëjtat gabime janë duke ndodhur, në përsëritje e sipër, përkundër që organizatat e ndryshme profesionale kanë tërhequr vërejtjen sidomos në kohën kur ka qenë një ‘armë pushim’ mes virusit dhe neve dhe ku është kërkuar të bëhen analiza nga niveli politik dhe IKShPK nuk kanë ndodhur dhe janë përsëritur gabimet”, tha ai në Debat Plus.
Sejdiu ka treguar disa nga arsyet pse erdhi deri te shpërthimi i pandemisë në ditët e fundit.
“Edhe tani një shkresë që ia kemi bërë MSh-së ku kemi kërkuar që të intervenohet nga ana profesionale dhe menaxheriale për mospërsëritje të gabimeve të tilla. Ato gabime kanë qenë për mospërvojës dhe dijes. Numri është tepër shqetësues, gabimet që janë bërë gjatë verës, dhe gjata fushatës, hapja totale kanë bërë që të kemi këtë gjendje”, tha ai.
Sejdiu ka hedhur akuza edhe ndaj IKSHP-së pasi që sipas tij ky i fundit nuk ka fuqi të kundërshtojë hapjen e shkollave.
“Po hapen shkollat derisa Institutit nuk po i dëgjohet zëri sepse nuk kanë autonomi të vetën për të thënë se “kjo është gjendja dhe shkollat nuk mund të lëshohen”. Problemi është sa kanë autonomi IKSHPK-ja për të folur. Problemi i njëjtë është edhe me SHSKUK-në në raport me kapacitetet që kanë”, deklaroi tutje Sejdiu.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...