Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Odat ekonomike duhet të luajnë rol shumë aktiv që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë s e me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare kanë biseduar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve për lehtësirat që duhet të krijohen dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.
Statusi i plotë:
Odat tona ekonomike duhet të luajnë rol shumë aktiv që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë. Me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve tona për lehtësirat që duhet të krijohen dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta që promovojnë prodhimet tona, që ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe mbajtjen e krijimin e vendeve të punës.
Përveç marrëveshjeve të nënshkruara ne duhet të kemi shumë shpejt veprime konkrete që rezultojnë me efekte të shpejta.
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...