Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura ka deklaruar se është duke u raportuar gabim emri i personit, që konsiderohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ndodhur në Baks të Skenderajt.
“Është bërë një gabim në emrin e dorasit, i cili ka marrë pjesë në vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, përmendet emri Xhevdet Rexhepi, por në fakt nuk është ai, pra nuk është i saktë, mediat e kanë dhënë gabim”, ka deklaruar Nura për Dukagjinin.
Po ashtu, Nura ka thënë se nuk ka informacione se kush ka qenë dorasi i cili shkaktoi vrasjen e personit.
Sipas tij, nga informatat preliminare, rasti ka ndodhur nga një zënkë e çastit, ndërsa ai ka deklaruar se nuk ka informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre.
“Nga vetura që ka qenë në rrugë, ka filluar zënka mes tyre, pra ka qenë e çastit, dhe nuk kam informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre”, ka deklaruar Nura.Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...