Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Prokurorin e Specializuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Ky i fundit qëndron për herë të parë në Prishtinë sipas detyrës së tij në Gjykatën Speciale, ndërsa do të takojë vetëm zyrtarë të institucioneve të Drejtësisë.
Siç njofton MD, Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet e saja ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Tahiri i ka kërkuar nga Prokurori Smith që ‘qytetarët që potencialisht mund të jenë subjekt i paraqitjes pranë këtyre Dhomave, të trajtohen në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut, dhe të bazuara në standardet më të avancuara juridike ndërkombëtare’.
Pas takimit mes ministrit Tahiri dhe Prokurorit Smith, është mbajtur edhe një takim i përbashkët me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, si dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...