Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që tregon interesin e qëndrueshëm të parlamenteve të 13 vendeve të Evropës Juglindore për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.
Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e sivjetmë të Asamblesë Parlamentare të SEECP, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi kosovar në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Gjatë qëndrimit në Lublanë, Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli do të pritet në një takim të posaçëm nga homologu slloven, Kryetar i Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez.
Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të SEECP këtë vit ka një rëndësi të veçantë për faktin se në periudhën e viteve 2019/2020 Republika e Kosovës do ta udhëheqë këtë Asamble.
Asambleja Parlamentare e SEECP u krijua në Bukuresht në maj 2014 pas një procesi të gjerë konsultimesh që synonin transformimin dhe institucionalizimin e mëtejshëm të Dimensionit Parlamentar të SEECP.
Qëllimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP lidhen drejtpërdrejt me rajonin e Evropës Juglindore dhe çështjet aktuale në fushën e politikave evropiane dhe integrimit evropian. Gjeografia e Asamblesë Parlamentare të SEECP mbulon rajonin e Evropës Juglindore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...