“Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse është e pamundur, por ne duhet të jemi të hapur për kompromis dhe për të folur për atë që është normalizim i marrëdhënieve afatgjate me Kosovën”, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabić.
Brnabić, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Smederevë, tha se është në interes të Serbisë normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.
“Dhe të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, të gjithë serbëve dhe të gjithë joshqiptarëve. Një kompromis do të përfaqësonte një stabilitet afatgjatë, të sigurisë për njerëzit dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit,” tha Brnabić, transmeton Arbresh.info.
Ajo shtoi se Beogradi është i gatshëm për një kompromis, dhe ky është një vendime shumë i guximshëm nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të shkuar në dialogun e brendshëm për Kosovën.
Ajo tha se ne duhet të jemi të hapur për kompromis, por kjo nuk do të thotë se e njohim pavarësinë e Kosovës.
“Unë personalisht mendoj se Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse ne mendojmë se është e pamundur”, tha kryeministrja.
Ajo beson se konflikti i ngrirë nuk është në interes të Serbisë dhe përsëriti se duhet të diskutohet dhe të gjendet një kompromis./Arbresh.info
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...