Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i është përgjigjur deklaratave të fundit nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar sot se shpreson se taksa ndaj mallrave serbe në Kosovë së shpejti do të hiqet.
Por, ajo është ankuar se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me asnjë veprim të deritashëm nuk i ka dhënë arsye që t’i besojë se do ta mbajë ndonjë premtim.
Ajo u përgjigj ndaj deklaratave të fundit të Haradinajt se është i gatshëm ta vendos në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës temën e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, nëse vjen si propozim nga ndonjëri prej ministrave, përcjell lajmi.net.
Bërnabiq u paraqit në promovimin e kampanjës “E ardhmja e Serbisë” e udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...