Kryeministri na tregon se sot është në punë

12:52 | 1 Maj 2018
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur 1 Majin, ditën e punëtorëve që të dalë në punë. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka shkuar për vizitë në Parkun e Biznesit.

“Pasi pashë nga afër punët konkrete që zhvillohen në Parkun e Biznesit dhe hapësirën ku është paraparë ndërtimi i Stadiumit Nacional, me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një takim pune, trajtuam temat më jetike për mirëqenien e qytetarëve dhe projektet e kësaj komune që do të kenë përkrahjen e qeverisjes qendrore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se në takim me sindikalistët u njoh nga afër me problemet në Ndërmarrjen Ferronikeli.

Kryeministri bën të ditur se i siguroi ata se Qeveria në afat optimal do të përmbushë obligimet financiare që ka ndaj kësaj ndërmarrje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale