Kryeministri, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
ZKM ka njoftuar se në ditën e parë të qëndrimit të Kurtit atje, ai do të flasë në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ndërkaq, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë