Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ministrit të Brendshëm ukrainas

12:29 | 18 Janar 2023
A Z

Kryeministri Albin Kurti, në emër të qytetarëve të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se është i pikëlluar nga vdekja e Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij.

“Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve të vrarë”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale