Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale/rajonale, në krye me Nexhmedin Spahiu.
Në takim u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen e transparencës e llogaridhënies së qeverive lokale, dhe për pengesat e sfidat me të cilat përballen televizionet lokale e rajonale.
Spahiu e njoftoi kryeministrin Kurti me problemet që i kanë shkaku i moszbatimit të ligjit nga operatorët e shpërndarjes së shërbimeve mediale audiovizuale, në veçanti me renditjen, siç tha ai, të paligjshme të kanaleve televizive nëpër platforma. Spahiu tërhoqi vërejtjen për rrezikun dhe dëmin që sjellë krijimi i monopoleve për transmetuesit televizivë lokalë e rajonalë. Siç tha ai, Ligji për mediat u jep përparësi transmetuesve audiovizualë vendorë, prandaj ata nuk kërkojnë favore, por vetëm zbatim të ligjit.
Kryeministri Kurti theksoi se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt dhe mandati i fuqishëm që na e dha populli, nënkuptojnë zbatim të përpiktë të ligjit në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet. Ai i siguroi pronarët medial se do të angazhohet vazhdimisht që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme dhe të barabarta të punës e veprimit.

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...