Kryeminstri, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale, ku siç thotë ai drejt përmbushjes së një tjetër zotimi.
Kurti shkruan se, për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash, dhe me qeverisjen tonë, kjo ndryshon.
Sipas tij, atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi
Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.
Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.
Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.
Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK