Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur pallavra deklarimet e presidentit Thaçi për marrjen e Luginës së Preshevës.
Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në ‘info-magazinë’, teksa ka folur rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj më parë ka kundërshtuar edhe idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve, duke thënë se një ide e tillë është thirrje për luftë.
“Kosova nuk ndahet, atë nuk mundi ta bëjë as Millosheviqi”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt askush nuk ka të drejtë të rrezikojë territorin e Republikës së Kosovës, gjë që përcaktohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës./klan kosova/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...