Një delegacion nga Kosova në krye me kryeministrin Avdullah Hoti është duke qëndruar sot në Maqedoni të Veriut, shkruan arbresh.info.
Tashme, kryeministri Hoti është pritur me tepih të kuq nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.
Kryeminsitri Hoti përmes një postimi në facebook tha se fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtimi jonë dhe nuk ka alternativë tjetër.
Pas takimit me Zaev, Hoti do të pritet edhe nga presidenti maqedonas Stive Pendarovsi, e më pas edhe nga liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Sot në Shkup pritet të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun