Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosove, Jean-Hubert Lebet, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e përkrahjes nga Qeveria Zvicerane ndaj Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë deri në vitin 2020.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të ujërave.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e shtetit zviceran për Projektet e financuara, e të cilat kanë ngritur furnizimin me ujë të pijes te shumica e amvisërive në Kosovë, si në zonat rurale poashtu ato urbane, prej 47% mbulueshmëri në vitin 1999 në gati 94% furnizim me ujë në ditët e sotme.
Qeveria e Zvicrës që nga viti 1999, në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e ujërave në Kosovë në të gjitha nivelet dhe prej vitit 2009 është përkrahëse e Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë që nga themelimi i tij.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se me këtë marrëveshje Qeveria Zvicerane do të vazhdojë mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra deri në vitin 2020.


Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...