Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbaj seancën plenare në të cilën përpos shqyrtimeve të disa projektligjeve do të mbahen edhe dy interpelancë të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Si pikë e rendit të parë të kësaj seance është Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.
Haradinaj po ashtu është i thirrur në interpelancë edhe sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Me pas Kuvendi do të shqyrtojë Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transportin Rrugor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, etj.
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...