Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, që u organizua nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në bashkëpunim me Komunitetin për Siguri Kibernetike dhe Privatësi dhe Kolegjin UBT.
Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj tha se Kosova po punon që të mos vonohet në përballje me kërcënimet kibernetike.
“Kërcënimet kibernetike vijnë nga shumë anë, nga organizatat terroriste, nga shërbimet e spiunazhit, nga grupe të krimit të organizuar, hakerët, konkurrent të biznesit, por në raste të caktuara dhe nga akterë të brendshëm, të pakënaqur nga organizata që i takojnë. Përballja me këto kërcënime është sfidë për gjithë botën. Por në rastin tonë duhet ta ndjejmë përgjegjësinë të gjithë ne, që Kosova të mos pësojë nga këto kërcënime dhe të jetë në nivel me të gjithë të tjerët që të mos ndodhin dëme të pariparueshme”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Ai foli për ekspozimin e fëmijëve të moshës minore në komunikimin e pambrojtur.
“Nuk munden vetëm prindërit t’i ruajnë fëmijët nga komunikimet e pambrojtura, por këtë duhet ta bëjnë edhe institucionet. Kosova duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri.
Kryeministri Haradinaj shpreson se sipërmarrësit e rinj, inovatorët, do të përfitojnë nga përparësitë që i sjellë mënyra e tillë e komunikimit, avancimi i lartë i komunikimit, në mënyrë që Kosova të jetë në trend me botën.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin