Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi z. Mayer për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.
Kryeministri Haradinaj ka përmendur gjithashtu faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, në procesin e liberalizimit të vizave.Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Mayer për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime.
“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese./arbresh.info
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...