Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, të dielën e 12 marsit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kryediplomati grek fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.
Më pas, Dendias do të takohet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar nga ky i fundit për nder të tij.
Ndërsa, në fund ai do të takohet me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së