Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe sot para pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë të NATO-s.
Para gazetarëve, presidentja Osmani tha se populli i Kosovës është përherë mirënjohës ndaj aleatëve perëndimorë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, për më tepër, edhe disa ushtarë dhanë jetën për të.
Kryeparlamentari Konjufca tha se për lirinë e Kosovës populli luftoi shumë dhe në fund arriti qëllimin shumëvjeçar të tyre.
Ndërsa kryeministri Kurti theksoi se në këtë ditë historike kujtohen të gjithë ata që janë munduar për lirinë e Kosovës, përfshirë humanizmin e Ibrahim Rugovës, qëndresën e Adem Demaçit dhe luftën e heronjve të UÇK-së, bashkë me ndihmën e NATO-s.
Sot janë bërë 24 vjet prej kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë dhe ato serbe u larguan nga vendi, ngjarje që shënoi edhe çlirimin e Kosovës.
Ulutash takon ministrin grek të Mbrojtjes, flasin për situat...
Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaz...
Konjufca: Belgjika partner i rëndësishëm, presim mbështetje ...
Distria Krasniqi fituese e Kampionatit Evropian të xhudos pë...
Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të ...
SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment