Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz dhe Ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde.
Krasniqi shkruan se në këtë takim u diskutua për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania./arbresh.info/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime