Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të institucionalizimit, duke theksuar se për të dalë nga kriza aktuale, duhet të ndërrohet kandidati për kryetare të Kuvendit.
Krasniqi theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të dalë nga bllokada institucionale dhe kërkoi zgjidhje për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit
Krasniqi tha se zgjidhja është e qartë për të dalë nga ngërçi, ashtu që VV ta ndërrojë kandidaten për Kryetare Kuvendi
“Sot bëhen pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet dhe qytetarët ende nuk kanë institucione funksionale. Verdikti i tyre po dhunohet nga Vetëvendosje. Znj.Haxhiu tashmë po shihet se as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për Kryetare Kuvend. Rrugëdalja është e qartë që duhet të ndërrohet kandidatja”, tha ai.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë