Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e kësaj masakre. Ai ka thënë se Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ky ishte një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit, i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.
“Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, derisa drejtësia të vihet në vend për secilën viktimë. /Arbresh.info/
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...