Ish -kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas diskutimit të djeshëm në Parlament për shfuqizimin e fletarresteve serbe për shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Krasniqit, duhet plotësuar saktësimin gjuhësor, sepse duhet kërkuar pastrimi i tërësishëm i listës serbe, dhe jo të pastrohet pjesërisht.
“Unë nuk besoj që deputetët e qeveritarët, kërkonin heqjen e pjesërishme te pjesëtarëve të UCK-së nga ajo Listë, por saktësimi gjuhësor nuk ishte i plotë, pra ishte shumë i mangët. Në ketë rast saktësimi gjuhësor ishte i domosdoshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
PASTRIMI I LISTËS APO HEQJE E TËRSISHME E SAJ?!
Pastrimi i Listës me emrat e pjesëtarëve të UCK-së, nuk do të thotë edhe tërheqje e saj në tërësi. Pra kërkesa e deputetëve që morën pjesë ne debat, nuk kishte të bënte me pastrimin e Listës që Serbia ia ka ofruar Interpolit. Këtu nuk ishte fjala për heqjen e disave dhe mbetja e disa të tjerëve, se kjo do të thotë: se pjesërisht Serbia ka të drejtë, por jo në plotni. Prandaj hiqni disa emra nga ajo Lisët ?!
Unë nuk besoj që deputetet e qeveritarët, kërkonin heqjen e pjesërishme te pjesëtarëve të UCK-së nga ajo Listë, por saktësimi gjuhësor nuk ishte i plotë, pra ishte shumë i mangët. Në ketë rast saktësimi gjuhësor ishte i domosdoshëm.
Diskutuesit mendonin diçka tjetër e kërkonin diçka tjetër. Madje ketë gabim e paska bërë edhe Akademiku Sabri Hamiti i cili në shumë raste është i njohur për saktësime gjuhësore?!
Pra, fjala pastrim i Listës nuk mund të jetë e barasvlershme me tërheqjen e tërësishme të saj.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Hap fals i Arsenalit – gabon edhe ndaj Wolves