Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i kësaj partie së do të zhvillojë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat.
Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...
Graishta priti ambasadorin e Turqisë, në fokus siguria dhe b...
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...